Vrau veten nga presioni i Vettingut? Reagon Ministria e Brendshme
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier ku një oficer policie ka vrarë veten me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, brenda ambienteve të komisariatit të Fierit. Viktima është shtetasi Kastriot Fafaj, 46 vjeç.

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hioda i ftuar në Neës 24, ka folur për këtë tragjedi.

A ka patur presion, sepse vetëm sot një polici të paktën sipas familjarëve vetëvrasja erdhi sipas vettingut?

Rasti është tragjik, siç është në çdo rast kur një punonjës policie humbet jetën dhe kur një qytetar humbet jetën. Unë e kuptoj dhimbjen e familjarëve, që kanë humbur njeriun e tyre të dashur, por gjithsesi ka një hetim që do ec përpara, dhe do të zbuloj të gjithë ngjarjen dhe shkaqet që çuan në vetëvrasje. Polici kishte folur me juristen dhe kishte marrë dhe dokumente që nuk diheshin. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2018, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori