Një lajm i keq u bë i ditur mbrëmjen e djeshme pasi një ushtar shqiptar ka humbur jetën në
Afganistan.
Ministria e
Mbrojtjes njofton se po bashkëpunon me komandën e operacionit për të hetuar mbi rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë kanë siguruar familjarët dhe personelin në mision se do tu gjenden pranë derisa të përmbushet.
Njoftimi i plotë:
Ministria e
Mbrojtjes dhe Shtabi i
Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në
Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH.J.
Autoritetet e Ministrisë së
Mbrotjes dhe Shtabit të
Përgjithshëm po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në ta cilat ka ndodhur ngjarja.
Ministri i
Mbrotjes dhe Shefi i Shtabit të
Përgjithshëm sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e tu gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.
Ministria e
Mbrotjes, Shtabi i
Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushullimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 10:46