A rrezikon sanksione nga SHBA nëse bën koalicion me Berishën? Meta: Zero e vërtetë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur poshtë aludimet se mund të sanksionohet nga SHBA, nëse bën koalicion me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata”.

Në një konferencë për mediet,  Meta theksoi se marrëdhëniet e tij me SHBA-në kanë qenë gjithmonë të hapura dhe parimore.

Sipas tij, SHBA është e interesuar për një opozitë sa më të fuqishme.

“Kjo është zero e vërtetë, për arsye sepse marrëdhëniet e mia me SHBA kanë qenë dhe janë gjithmonë shumë të hapura dhe parimore. Unë nuk asnjë qëllim dhe nuk kam pasur kurrë që të ndikoj në vendimet e tyre. Gjithmonë kam marrë vendimet e mia bazuar në parimet më demokratike që ka kushtetuta jonë.

Asnjë lloj presioni, përkundrazi, kemi pasur një bisdedë tepër konstruktive dhe SHBA-të janë të interesuara për një opozitë sa më të fuqishme sepse duan që në vend të funksionojë sistemi i llogaridhënies”, theksoi ai.


Shtuar 9.03.2023 14:12