Vrau vëllain e të dashurës, digjet banesa e të afërmit të Manol Rrapajt
Ngjarja e vetëm një viti më parë tronditi gjithë Shqipërinë, ku një djalë i ri vrau dy të tjerë për shkak të një konflikti për motrën e tij.

Ditën e sotme një banesë në fshatin Kuqar të Patosit është djegur.

Shtëpia e Irfan Rrapaj ku ai jeton me bashkëshorten mori flakë në rrethana të paqarta rreth orës 4.30 të mëngjesit.

Veç banesës nga zjarri janë shkrumbuar tërësisht një magazinë, një makinë dhe disa shpendë.

Irfan Rrapaj është i afërm i familjes së Manol Rrapajt, vrarë në dhjetor të vitit të shkuar nga vëllai i të dashurës Martin Skëndaj.

Të afërm të Irfan Rrapaj megjithatë thonë se zjarri i së dielës nuk ka lidhje më ngjarjen. Kjo mbase dhe për të ulur gjakrat.

“Në ishim në gjumë kur plasi makina, dëgjuam zhurmën dhe dolëm pamë cfarë ishte. Kemi patur debate por gjithkush shikon hesapin e tij. Nuk besojmë që të ketë lidhje”, thotë kunata e Irfanit që iu dogj shtëpia.

Shtuar më 31/05/2020, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori