Protesta e PD/ Policia del me njoftim zyrtar: Këto segmente rrugore do të bllokohen

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar pak orë nga nisja e protestës e thirrur nga PD në orën 19:00.

Policia ka bërë me dije se do ketë bllokime te segmenteve rrugore si edhe bllokime të pjesshme të disa segmeteve të tjera në varësi të lëvizjes së protestuesve.

“Blutë” apelojnë qytetarët që të shmangin akset rrugore të bëra të ditura më poshtë.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Në kuadër të protestës që do të zhvillohet në orën 19:00, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë:

– bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

– rruga “Gjergj Fishta”;

– bulevardi “Bajram Curri”

– bulevardi Zhan D’Ark

Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore. /albeu.com