Vrau ukrainasen dhe të dashurin e saj, shqiptari shpallet në kërkim ndërkombëtar
Një shqiptar është shpallur në kërkim
ndërkombëtar pasi akuzohet për vrasjen makabre e ish-të dashurës
ukrainase, Fotini Svitlana dhe të dashurit të saj të ri, Ioannis Zonitsa 42 vjeç.
Krimi i tmerrshëm ndodhi në tetor të vitit të shkuar.
Sipas autoriteteve ai është larguar nga Greqia, prandaj Gjykata e Korintit ka kërkuar që urdhri të shndërrohet në një urdhër arresti
ndërkombëtar.
Sipas hetimit të policisë, gjurmët e gishtave të autorit të dyshuar u gjetën në shtëpi, në vendin ku u krye krimi i dyfishtë.
Shtetasi shqiptar natën e vrasjes së dyfishtë kishte mbërritur në Loutraki me një makinë e marrë prej tij me qira.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar
makinën e bardhë që ai po voziste natën fatale.
Pasi theri 42-vjeçaren
ukrainase dhe mikun e saj farmacistin grek, Zonitsa, banues në Loutraki, ai u mori atyre edhe sendet personale.
Me
makinën e marrë me qira, ai u kthye në Athinë dhe pasi pastroi automjetin, ia dorëzoi kompanisë në Moskato.
Më herët, autoritetet greke dyshuan se shqiptari mund të ketë në rrugë tokësore në Shqipëri.
Shtuar më 14/01/2021,
ora 17:37