Pogba jep këshilla si të luftojmë Koronavirusin (FOTO LAJM)

Bota është duke kaluar një periudhë të vështirë prej Koronavirusit. COVID-19, është virusi famëkeq që ka shpërndarë kaos duke nisur nga Kina e tashmë në pjesën më të madhe të Europës, ku më së shumti po vuan Italia që ka një numër të frikshëm të të infektuarve.

Njerëzit kanë marrë urdhrin për të qëndruar në shtëpi për një periudhë kohore derisa virusi të humbë fuqinë e shpërndarjes. Ndërkohë, janë shpërndarë edhe një sërë këshillash që duhen marrë në konsideratë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Pra, disa nga këto janë larja dhe dezinfektimi sa më i shpeshtë i duarve, apo në rast kollitje apo tështime të vendoset para gojës brryli dhe jo duart, të cilat mund të mos jenë të papastërta. Duke ndjekur këtë këshillë, vjen edhe një kërkesë simpatike nga ana e Pol Pogba për të luftuar virusin. Mesfushori ka një festim i cili quhet “DAB” dhe veprimi është pikërisht ai që këshillohet të bëhet në këto momente të vështira.

Kështu, Pogba fton të gjithë tashmë të nisin dhe të praktikojnë festimin e tij të famshëm, si një dhuratë e ish-futbollistit të Juventusit, duke qenë se në këtë formë do jetë më e thjeshtë që njerëzit ta mbajnë mend e të bëjnë veprimin e duhur.


Shtuar 13.03.2020 15:28