Tragjedi në Turqi, autobusi bie në humnerë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqinë qendrore ditën e sotme, ku një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga.

Si pasojë 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa 19 të tjerë kanë mbetur të plagosur, tha zyrtarët.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin, kaloi në korsinë e kundërt dhe më pas ra në humnerë, tha guvernatori Mehmet Ali Ozkan.

Autobusi po udhëtonte nga Sivas, rreth 240 kilometra (150 milje) në lindje të Yozgat, për në Stamboll.

Ozkan tha se 11 nga pasagjerët vdiqën në vendin e aksidentit ndërsa një vdiq më vonë në spital.

Pasagjerët e lënduar po trajtoheshin në spitalet e afërta dhe njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë, tha ai.

Shkaku i përplasjes ishte nën hetim, tha Ozkan, duke shtuar se ai dukej se ishte rezultat i “pakujdesisë” nga shoferi./Albeu.com.


Shtuar 21.08.2023 10:21