Vrau shqiptarin në mes të Athinës, si u arrestua serial killeri në Kakavijë
Një person është arrestuar ditën e sotme në Kakavijë.

Sipas informacioneve paraprake, ai është shtetas polak, me identitet të rremë.

Sipas policisë bëhet fjalë pë personin me inicalet D.K,i cili dyshohet të ketë vrarë një shqiptar në vitin 2018 në Athinë të Greqisë.

Sipas informacioneve paraprake, rezulton se i ndaluari mund të jetë një vrasës me pagesë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.

Njoftimi i Policisë

Kakavije.

Në datë 05.03.2019 në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit të Kufirit Kakavije, është paraqitur shtetasi me inicialet D.K, me pasaportë greke.

Nga verifikimi paraprak i punonjesve të policisë së kufirit dhe migracionit në PKK Kakavije lindën dyshime se ky shtetas përdorte dokument të falsifikuar dhe shtetasi u shoqërua për verifikime në vijën e dytë ku gjatë shoqërimit kundërshtoi punonjësit e policisë.

Nga kontrolli dhe verifikimi i mëtejshëm rezultoi se ky shtetas posedonte pasaportën me të dhëna të ndryshuara si dhe pasaporta rezultonte e vjedhur në sistemin e Interpolit.

Gjithashtu këtij shtetasi i janë gjetur edhe një kartë identiteti greke dhe nje leje drejtimi që dyshohet se janë të falsifikuara.

Nga veprimet e para hetimore, në bashkëpunim edhe me Z.Q.K Interpol Tirana, u bë i mundur verifikimi i identitetit të këtij shtetasi, i cili ishte shtetasi me inicialet D.R, shtetas Polak, i dyshuar si autor i vrasjes së një shtetasi shqiptar në vitin 2018 në Athinë, Greqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 550 euro, pasaporta greke, leje drejtimi dhe leternjoftimi si dhe nje aparat celular.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D.V.P Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mësipërm, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave de vizave” , “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 189, 297 dhe 242 i K. Penal.
Shtuar më 05/03/2019, ora 23:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori