Vrau shokun se i kërkoi borxhin, 30 vite burg për Islam Myrtajn
Gjykata e Tiranës ka vendosur 30 vite burg Islam Myrtajn, i akuzuar për vrasjen e Haxhi Baçinozit.

Myrtaj u shpall i fajshëm për "vrasje me paramendim" dhe "armembajtje pa leje". Krimi ndodhi ne 16 mars 2019">2019 tek Liqeni Artificial në Tiranë.

Në gjykim Baçinozi shfaqi pendesë për krimin, por mohoi te kishte paramendim.

Si ndodhi ngjarja

Atentati ka ndodhur ne vitin 2019">2019, rreth orës 18:15 pranë një shkolle private, ndërkohë që 62-vjeçari Haxhi Baxhinovski ka qenë duke vrapuar me djalin e tij 14-vjeçar.

Dy persona të maskuar dhe të veshur me xhupa të zinj janë afruar me motor dhe kanë qëlluar 5 herë, por vetëm tre prej plumbave kanë kapur trupin e viktimës.

62-vjeçari është dërguar me shenja jete në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se ashtu si viktima edhe dy autorët ishin me origjinë nga Fieri, ndërsa djali i mitur i Baxhinovskit ka mundur të identifikojë dy atentatorët si shtetasit me iniciale I.M. dhe I.H.

Gjithashtu viktima është ish i përndjekur politik për agjitacion dhe propagandë, por vitet e fundit ishte shpërblyer nga shteti.


Shtuar më 24/11/2020, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori