Lewandowski ndodhet në Miami, takohet me shokët e ekipit tij të ri

Para pak orësh, Lewandowski ka zbarkuar në Miami për t’u grumbulluar me ekipin e tij më të ri, Barcelonën.

Lewa është pritur me kënaqësi nga shokët e tij të ekipit. Brenda ditës së sotme, sulmuesi polak pritet të zyrtarizohet me Barcelonën.

Fjalët e tij të para për kanalin zyrtar të Barcelonës ishin të vendosura dhe të qarta.

“Unë jam ai që dua të luaj shumë, dua të fitoj dhe me Xavin është shumë e mundur që të ndodhë”, është shprehur bomber polak.

Thuhet se Lewa do të ketë dy prezantime si lojtar i Barcelonës, një me në Amerikë, aty ku ndodhen të gjithë aktualisht dhe një në Barcelonë, Camp Nou./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.07.2022 08:09