Vrau prindërit, efektivi i policisë tregon detajet e krimit
Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Dibër ku 26-vjeçari Qemal Sela vrau me armë zjarri dy prindërit e tij.

I riu ishte kthyer pak orë më parë nga Anglia dhe i gjithë sherri ndodhi për hotelin që kishin në pronësi tek Llixhat.

Qemal Sela, sipas grupit hetimor, flet përçart dhe nuk jep ndonjë të dhënë të dobishme rreth motivit të krimit në familje. Njëri nga efektivët e Policisë, që është ndodhur shpejt në vendin e ngjarjes, thotë se patrulla është ndodhur rastësisht afër banesës së familjes Sela.

“Sapo dëgjuam krismat, lëvizëm me mjetin e Policisë andej nga erdhën të shtënat. Dalluam një person që mbante armën në dorë. Nxora shpejt pistoletën nga brezi dhe i bërtita personit: “Hidhe armën se të qëllova! Kishim frikë se i armatosuri do t’na qëllonte”, shprehet efektivi i Policisë Peshkopi. Pasi ka hedhur armën, e kanë prangosur dhe e kanë dërguar në Komisariatin e Dibrës. “E dërguam në Polici dhe po e pyesnim përse i vrau prindërit. Ai fliste përçart. Na tha se e kanë burgosur në Angli, se ia kanë futur kokën në kazan me ujë, se e kanë rrahur, etj.” sqaroi efektivi i Policisë. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2018, ora 23:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori