Vrau në 1997, kapet i dënuari me 25 vjet burg
Pëlqej
Arkiv
Policia e Shkodrës në bashkëpunim me RENEA ka finalizuar operacionin “Tuneli” me arrestimin e një shtetasi shumë të kërkuar të dënuar për vrasje të kryer 13 vjet me parë.

Ahmet Bajramaj 66 vjeç lindur e banues ne Koplik, Malësi e Madhe u arrestua mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 nga forcat e policisë, pasi kërkohej për një vrasje, ngjarje e ndodhur më Tetor të vitit 1994, vepër penale për të cilën ai ishte dënuar me 25 vjet burg.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga strukturat e Policisë së Shtetit, pasi më date 31.10.1994, në lagjen “Llazan” të qytetit Koplik, ka vrarë me armë zjarri automatik, për motive hakmarrje, shtetasin Zenel Hoti dhe Gjykata e Shkallës së Parë, e ka deklaruar fajtor këtë shtetas, duke e dënuar me 25 vite burg”, citon njoftimi për shtyp nga policia e Shkodrës.

Bajramaj u kishte shpëtuar mbi 10 herë forca speciale RENEA pasi kishin ndërmarrë disa herë aksione për kapjen e tij.
Shtuar më 14/11/2010, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori