Triçikli përplaset me makinën në Korçë, një i lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Korçë. Një triçikël është përplasur me një makinë në unazën e qytetit.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i triçiklit, i cili është dërguar me ambulancë në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i triçiklit ka marrë dëmtime në fytyrë, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 22.07.2023 09:26