Vrau me thikë në zemër 33 vjeçarin, merret vendimi për djalin e ish-drejtorit socialist
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Arbër Koten, i cili vrau me thikë në zemër 33 vjeçarin pasi i kishte zënë rrugën.

Kote akuzohet për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Idajet Dulla u transportua në spital por nuk ia doli të mbijetojë, ndërsa autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Sipas dëshmisë së Arbër Kote, i ndjeri Idajet Dulla kishte parkuar keq.

Kote i ka kërkuar viktimës të lironte rrugën por ai ka reaguar keq.

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shume ashpër. Me fyeu dhe me qëlloi me grushte.

Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi me goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar.

Por me fyeu dhe shau shumë keq. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kisha për qëllim ta vrasja. Thjeshte mendova vetëm të mbrohesha”– ka thënë më herët Kote.
Shtuar më 22/09/2020, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori