Vrau me thikë bashkombasin në Greqi, rrëfehet shqiptari
Një tjetër krim me protagonistë shqiptarët tronditi dy ditë më parë Greqinë. Një 41-vjeçar shqiptar goditi për vdekje me thikë bashkëkombësin e tij 38 vjeç në Anchialos.

Vrasësi i dyshuar ka goditur me thikë kushëririn e gruas së tij. Autori i ngjarjes është paraqitur dje në Prokurori, ku ka dhënë edhe shpjegime në lidhje me atë që ndodhi. Shqiptari 41 vjeç është ndaluar në Departamentin e Policisë të Magnesisë.

Autori ka rrëfyer përpara hetuesve se kur ka kryer krimin, ka qenë “në gjendje jo të qartë”. Ai dyshohet se ka konsumuar alkool dhe ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer vrasjen. Ndërsa autori ishte një person i rregullt në shtetin fqinj, viktima, baba i 3 fëmijëve, kishte shkuar me pushime me familjen në Greqi, shkruajnë mediat greke.


Ata u ulën në tryezë dhe filluan të hanë dhe pinë në gjysmë-bodrumin e shtëpisë Në gjendje të dehur, ata kanë nisur të konfliktohen në sy të fëmijëve të vegjël. Pas konfliktit verbal, autori ka lënë tryezën, ka dalë jashtë dhe pasi ka marrë një thikë, ka qëlluar drejt viktimës. Pasi kuptoi se çfarë kishte bërë, vrasësi i dyshuar ka dalë nga shtëpia dhe ka tentuar të largohet. Ai dyshohet se ka hedhur thikën (armën e krimit) në një kamion dhe mjeti prerës akoma nuk është gjetur.

Edhe pse viktima u dërgua shpejt në spital, ndërroi jetë rrugës, për shkak të plagëve që kishte marrë. Dënimi me të cilin përballet autori, sipas Kodit të ri Penal, varion nga dhjetë vjet në burg përjetë. Viktima 38 vjeç kishte qenë në Greqi për pushime që në qershor me gruan dhe fëmijët. Autori u arrestua dje pasdite, ndërsa mbi të bie akuza e vrasjes dhe posedim i armëve të ftohta.
Shtuar më 19/07/2019, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori