Vrau me thikë 3 vajzat e saj në Itali, nëna shqiptare fiton gjysëm lire
Edlira Copa, nëna 43 vjecare shqiptare e cila në mars të vitit 2014 vrau me thikë tre vajzat e saj, 13, 10 e 3 vjecare, në qytetin e Leko-s në Itali, ka fituar të drejtën e gjysëm lirisë.

Gjatë ditës ajo është e lirë të lëviz ndërsa natën e kalon pranë strukturës së një komunitet i vënë në dispozicion nga mjekët që gjatë këtyre 5 viteve e patën nën kurim.

Pas vrasjes së 3 vajzave; Simona, Keisi e Sidney, Edlira Copa tentoi vetëvrasjen.
Gjykata e Lekos në rit të shkurtuar e gjykoi të pafajshme për paaftësi totale mendore, duke e konsideruar person me rrezik social.
Për Edlira Copën u vendos masa e sigurisë për dhjetë vjet në një strukturë të specializuar psikiatrike-gjyqësore, në komunën e Kastiglione delle Stiviere në provincën e Mantovës, nën masën e sigurisë shëndetësore.
Për mediat italiane ish prifti Franco Cechin shprehet se "Edlira sot është një grua ndryshe e ka fituar koshiencën e gabimit që ka kryer."

Ndërsa ish bashkëshorti i Edlirës shprehet se "nuk do të harroj kurrë 3 vajzat e tij, ndërsa nëna e tyre për të ka vdekur."
Në momentin e krimit ish bashkëshorti i saj ndodhej në Shqipëri, për të takuar familjen. Trupat e 3 vajzave u varrosën në qytetin e vendlindjes së babait të tyre, në Kukës.

3 vite më parë Edlira Copa kërkoi ndihmë përmes një letre dërguar at Franko Cecchin, priftit të qytezës San Nicolo di Lecco dhe priftit Adriano Bertochi, të cilët e vizitojnë shpesh në klinikë.

"Një nga dëshirat e Edlirës, shprehen at Franko Cecchin e at Adriano Bertochi, është t'i jepet mundësia të përshëndesë për herë të fundit "gëzimet e jetës së saj", e të qaj mbi varret e tyre në Kukës. Por është ende shpejt për këtë gjest, Edlira më parë duhet të mësohet të jetojë me boshllëkun që ajo vet në mënyrë inkoshiente ka provokuar", thonë ata.



Shtuar më 26/06/2019, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori