Vrau me dy plumba në kokë ish-gruan, 53-vjeçari: S’e shpjegoj dot ç’bëra
Pëlqej
Kanë kaluar vetëm 4 ditë nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku 53-vjeçari Fadil Kasemi ka qëlluar pa mëshirë mbi ish-bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në makinë.

Sot ai është përballur me togat e zeza të Gjykatës të cilët vendosën arrest me burg.

Nga raportimet brenda seancës mësohet se 53-vjeçari ka ruajtur qetësinë dhe ka pranuar krimin duke mos dhënë asnjë detaj.

I pyetur në gjyq nëse ishte ai autori I vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi, ai është shprehur shkurt: Po, unë e vrava

“Unë e vrava, por tani nuk jam mirë, nuk jam në gjendje të shpjegoj cfarë ka ndodhur”- ka vijuar Kasemi.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi arrest me burg pa afat ndaj Kasemit, i akuzuar për vrasjen e gjyqtares katër ditë më parë. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori