Vrau me automatik babë e nënë, zbulohet sherri në familjen dibrane
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Peshkopi, Dibër ku një i ri ekzekutoi me armë zjarri nënën e babain e tij.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërkohë autori është vënë në pranga vetëm pak minuta pas krimit.

Viktimat janë Flamur dhe Zeqimete Selacilët u ekzekutuan nga djali i tyre, 26-vjeç, Qemal Sela.

Nga raportimet e para u mësua se djali ka ardhur pak orë më parë në Shqipëri dhe sipas infomacioneve mes tij dhe viktimave ka pasur debate për hotelin tek llixhat.

Sherri ka nisur për shtëpinë të cilët prindërit e tij e kishin kthyer në hotel për llixhat.

Mësohet se autori i krimit ishte kthyer mbrëmjen e djeshme nga Anglia, ku jetonte prej 7 vitesh. /albeu.com/

Shtuar më 07/06/2018, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori