Vrau kryetarin e Njësisë Administrative Kotë, gjykata merr vendimin për autorin
Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën e sigurisë për autorin e vrasjes së kreut të njësisë Administrative Kotë.

Sipas vendimit të gjykatës, Admir Delajni është lënë në "arrest me burg" për vrasjen e Fatmir Hodajt.

Autori i ngjarjes pasi u mor në pyetje nga policia, pranoi autorësinë e krimit, ndërsa tha se kishin qenë në të njëjtin lokal me viktimën dhe pas një debati e kishte vrarë. Delaj qëlloi katër herë më armë gjahu Hodajn. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2018, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori