Vrau komshiun për 10 mijë lekë, detaje rrëqethëse për grabitjen në Kamzë
Policia sot arrestoi dy shtetas të cilët akuzohen për grabitjen e dy ditë më parë në Kamzë ku humbi jetën Agim Buci dhe u plagos rëndë gruaja e tij, Merita.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 në një market të vogël që familja Buci kishte ngjitur me murin e shtëpisë në lagjen OSBE të Kamëz.

Të arrestuarit janë Vladimir Kurti, 28 vjec dhe Ruzhdi Hode, 25 vjeç të dy nga Burreli dhe me banim në Kamëz.

Të arrestuarit kanë pranuar krimin e rëndë dhe kanë rrëfyer se si ndodhi ngjarja.

"U nisëm të merrnin çfarë të gjenim, sepse e dinim që nuk kishin shumë para..."

Vrasësi është burrelsi Vladimir Kurti, person i rrezikshëm me precendentë penalë.

Ai e dinte shumë mirë biznesin e Bucit pasi ata ishin komshinj, dhe mbi të gjitha të dy vinin nga Burreli dhe jetonin në Kamzë.

Vladimir Kurti ka qënë i dyshuar edhe për disa vjedhje të tjera dhe njihej si person i rrezikshëm. /albeu.com/


Shtuar më 27/04/2018, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori