Vrau Kasmin në mes të Tiranës, si tallej ish-oficeri grek me shqiptarët (FOTO LAJM)

Efthymiou Efthymious është ish-pjestari i Forcave Speciale greke i arrestuar me akuzën e vrasjes së Devi Kasmit tre ditë më parë në Tiranë.

41 vjeçari ishte pjesë e një grupi shumë të rrezikshëm kriminal, të cilët njiheshin si vrasës me pagesë ndaj edhe në banesën e tyre u zbulua një arsenal i vërtetë armësh shkruan albeu.com.

Në rrjetet etij sociale duket qartë se Efthymios është një person i pasionuar pas palestrës, gjuetinë dhe jetës së natës, ama bie në sy edhe fakti që ai nuk i preferon shumë shqiptarët.

Madje në një nga postimet në Facebook, ai ka ironizuar hapur shqiptarët.

Ish-oficeri ka postuar një fotografi ku duket "Albanian University" dhe "UFO", logot e universitetit që kanë mbetur të dyja në ndërtesë.

Vrasësi grek bën një lidhje mes të dyjave, duke shkruar: “Kjo shpjegon gjithçka”. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2018, ora 23:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori