Vrau ish-in e të fejuarës, 30 vite burg për shqiptarin
Pëlqej
Një i ri shqiptar i cili vrau ish-in e të fejuarës është dënuar me 30 vite burg.

Shqiptari 27-vjeçar Fitim Koldashi, (djathtas) u dënua për ekzekutimin e 22-vjeccarit Manuel Spinelli, me origjinë rome.

Koldashi u dënua për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ka 90 ditë afat për ankimin e çështjes, raportojnë mediat italiane.

Krimi ndodhi në Alba Adriatica, provincë e Teramos, më 20 qershor. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, viktima, i cili ishte për darkë me disa të afërm, u takua më pas rastësisht me Koldashin. Ky i fundit po lëvizte me një makinë, ku pasagjere ishte e dashura e shqiptarit, e cila në të kaluarën kishte pasur një lidhje romantike me Spinelli-n.

Sipas hetimeve, shqiptarët kaloi shumë afër me makinë tek grupi i vogël që shoqëronte Spinelli-n, i ati dhe një tjetër person. Palët shkëmbyen fjalë fyese mes tyre.

Në atë moment, 27-vjeçari doli nga makina dhe aty nisi një konfrontim fizik. Në tension e sipër, shqiptari nxjerr thikën dhe qëllon dy herë italianin me prejardhje rome, në fytyrë dhe zemër, duke i shkaktuar vdekjen.

Thikën e mbaja me vetë gjithmonë për tu mbrojtur, ka thënë Koldashi, i cili e ka pranuar krimin.
Shtuar më 18/07/2018, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori