Vrau gruan se do t'i merrte pasurinë, dalin bisedat mes tyre
Ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar gjyqi ndaj Sadadin Sulës, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Gjatë seancës prokuroria ka paraqitur disa regjistrime audio, të cilat kanë përmbajtje sherri mes tij dhe Suela Sulës.

Po ashtu në audio dëgjohen dhe akuzat e Sadedinit, për jashtë ligjshmërinë e fëmijës së tretë/ Ndërkohë që Suela i ka kërkuar atij divorcin.

Këto janë prova të zbuluara një viti e gjysmë pas këtij krimi të rëndë, shkruan Panorama.

Sadedin Sula i dëgjoi në heshtje të plotë të gjitha përgjimet që janë shfaqur dëgjuar në gjyq.

VRASJA

Sipas dosjes hetimore, viktima u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12:30, në fshatin Melgushë të Shkodrës.

Trupi u gjet në tualetin e mobilierisë, në të cilën viktima ishte bashkëpronare. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës.

Deri në atë moment, rasti ishte konsideruar si vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjorë arritën në konkluzionin se ajo ishte mbytur me duar nga një person.

Më datën 7 prill 2017, nën akuzë u vu Sadetin Sula, i cili akuzohet për “vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia. Por në zbulimin e mënyrës se si u krye krimi ndihmuan tabulatet telefonike. Nga to rezultoi se Sadetin Sula fliste shpesh me punëtorin Karmeshtna për gruan e tij dhe xhelozinë.

TESTI I ADN-SË

Marrja në pyetje e të arrestuarit për vrasjen tregoi se ai ishte shumë konfuz në dëshminë e tij.

Për këtë arsye u ngritën dyshime se Karmeshtna ishte ekzekutori i krimit të porositur nga Sadetin Sula. Për këtë u krye një aktekspertim biologjik i një shisheje uji në vendin e ngjarjes, nga e cila u përftua profili gjenetik që përputhet me të arrestuarin.

I njëjti rezultat u dha edhe nga analizat e ADN-së së kampionëve të marra nga thonjtë e viktimës, ku u përftua i njëjti profil gjenetik me të arrestuarin.

Nga kjo rezulton se viktima është vrarë nga Karmeshtna dhe ka bërë rezistencë. Ai e ka mbytur Suela Sulën duke i vënë duart në fyt, ndërsa kjo e fundit ka bërë rezistencë. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2018, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori