Vrau gruan rumune, 49 vjeçari shqiptar i habit të gjithë: Humba kontrollin
"Pavarësisht gjithçkaje, e doja"

Keshtu eshte shprehur ne gjyq shqiptari qe vrau gruan e tij ne Itali. "Ne kemi patur konflikte edhe herë të tjera. Nuk mendova se mund të humbja kontrolli deri në atë pikë”, ka thene nder te tjera ai.

49 vjeçari shqiptar, Kujtim Hasanaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij rumune Elena Seprodi. Çifti ishte divorcuar përpara disa muajve, por martesa e tyre nuk ishte prishur ende në mënyrë ligjore.

Gjykata ka konfirmuar arrestimin e tij dhe Hasanaj do të mbetet në burg, sipas “Ansa”.

Sipas rindërtimit paraprak të skemës së krimit nga karabinierët, burri kishte zbuluar se gruaja po ndahej përfundimisht nga ai, pasi 48 vjeçarja kishte nisur një marrëdhënie të re. Neser viktima do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar saktë numrin e goditjeve me thikë. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 20:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori