Zgjidhet trajneri më i mirë i muajit janar në Premier League

Premier Liga angleze ka shpallur sot trajneri më të mirë të muajit janar, dhe këtë epitet e ka marrë ai i Wolverhampton, Bruno Lage.

Trajneri portugez regjistroi në tri ndeshje bilanc të 100% të fitoreve, duke triumfuar kundër skuadrave si Manchester United, Southampton dhe Brentford.

Fillimisht, javën e parë të janarit Wolverhampton e nisi me fitore 1:0 kundër Manchester United, më pas e mposhti Southamptonin 3:1, kurse në javën e fundit shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Brentfordit.


Shtuar 5.02.2022 11:37