Shtrëngata dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti sot

Edhe ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura, shirave mesatar dhe intensiv në zonat veriore dhe qëndrore deri në mesditë.

Parashikohet që edhe pasditja herë pas here të sjelli shtrëngata shiu në zonat jugore dhe juglindore. Vetëm orët e natës sjellin përmirësim të motit në vend.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura dhe shtrëngata shiu mbizotërojnë motin gjatë paradites. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.


Shtuar 28.09.2020 06:03