E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Vrau gruan me thikë, 40 vite burg për shqiptarin
Një 43 vjeçar nga Shqipëria është dënuar nga një gjykatë amerikane me 40 vjet burg për shkak me akuzën se theri me thikë per vdekje bashkëshorten në sy të fëmijëve në banesën e tyre në Chesterfield në Dhjetor të viti 2009.

Gjatë gjyqit Leonart Nazarko është ndier i penduar për këtë vepër duke i kërkuar falje trupit gjykues. "Nuk kisha si qëllim të shkatërroja familjen time. Unë kërkoj falje, u kërkoj falje fëmijëve të mi për gjithcka ndodhi”, u shpreh Nazarko para trupit gjykues ditën e Hënë, citon Detroit Free Press.

Nazarko u gjet fajtor për vrasje të shkallës së dytë muajin e kaluar, lidhur me vrasjen e Andoneta Nazarko, 41 vjec. Çifti kishte jetuar në Chesterfield Township për rreth shtatë muaj para se të ndodhte ngjarja. Para kësaj, ata jetonin në Clinton Township. Cifti u martua në Shqipëri në vitin 1992. Gjatë kohës së qëndrimit atje, 43-vjecari punonte si kuzhinier dhe pjatalarës në një restorant në Roseville. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2011, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori