Bashkim
Mekolli nuk ka shprehur fare pendesë për vrasjen e bashkëshortes së tij në mënyrë makabre mëngjesin e djeshëm në Pogradec.
Ai është shprehur para uniformave blu se e kishte vrarë bashkëshorten pasi dyshonte se e tradhtonte.
"Nuk jam pishman fare. Dyshoja se më tradhtonte dhe kur i kërkoja llogari nuk më përgjigjej siç duhet"., - mësohet të jetë shprehur ai.
Ngjarja
Bashkim
Mekolli vrau me sqepar bashkëshorten e tij, Demire
Mekolli, me të cilën kishte 16 vjet martesë.
Çifti ishte strehuar tek vjehrri,
babai i autorit, për shkak të varfërisë së madhe.
Vëtem pak pas krimit të rëndë, autori është vënë në pranga nga policia dhe është dërguar në rajonin e Korçës.
I arrestuari mësohet se vuan nga depresioni dhe nuk ka mundur të shpjegohet për krimin përpara policëve.
Pas vrasjes makabre të gruas, 49-vjeçari me thikë në dorë i ka thënë babait të tij që varrimi të bëhej në Lushnjë.
“Kur e gjeta me thikë në dorë, vinte vërdallë e më thoshte që varrimi të bëhet në Lushnjë, se atje ka prindërit.
Nuk e di si ndodhi, nusen e kisha shumë të mirë, të urtë e punëtore”, ka thënë
babai i autorit.
Kur e ka parë
babai nusen e shtrirë dhe e ka pyetur çfarë ka bërë, ai ka thënë vetëm që “ceremonia mortore të kryhet në Lushnjë”, ku ka prindërit viktim
Shtuar më 25/09/2017,
ora 09:55