Vrau gruan dhe më pas u vetëmbyt, del ekspertiza për Ardian Kukën
Dyshimet se gruaja e tradhtonte çuan në vrasjen e 36-vjeçares dhe më pas vetëmbytjen e autorit. Ardian Kuka, pak orë pas vrasjes së bashkëshortes së tij, mbyti veten në zonë e quajtur “Sektori Rinia” në Durrës.

Nga ekspertiza del se Ardian Kuka është vetëmbytur dhe dallgët e kanë nxjerrë në breg. Kuka ka pirë ujë derisa ka humbur ndjenjat.

Sipas ekspertizës, 37 vjeçari vuante nga skizofrenia.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen janarit në periferi të Durrësit, në Lagjen 15, e njohur ndryshe si Spitallë. Pas krimit, Kuka u largua nga shtëpia, ndërsa Policia ishte vënë në kërkim të tij. Trupi i 37-vjeçarit u gjet mëngjesin e së shtunës, ndërsa Policia mohon faktin që në makinë apo shtëpi të jetë gjetur ndonjë letër e lënë nga ai pas krimit.
Shtuar më 27/07/2019, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori