Terrorizoi për disa orë familjen në Selenicë dhe ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren, gjykata merr vendim për Vitrin Çobajn

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për 37 vjecarin Vitrin Çobaj i cili akuzohet se ka vjedhur dhe ngacmuar seksualisht me dhunë një familje në fshatin Brataj të bashkisë së Selenicës.

Trupi gjykues i përbëre nga gjyqtare Viola Canaj dhe prokuror  Erida Visoci. Gjykata vlerësoi të ligjshëm ndalimin dhe i dha arrest në burg.

Dyshimet për të ishin për 4 vepra penale. Heqje e paligjshme e lirisë, Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur 14-18 vjeç, Vjedhje me dhunë dhe Mbajtje pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë.

Çobaj i ka mohuar akuzat gjate seancës për vlerësim të masës se sigurisë. I pyetur nga gjykata ,37-vjecari ka mohuar akuzat ndaj tij ndërkohe që togat e zeza e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin. Gjate seancës 37-vjecari është dukur disi i hutuar duke u ngatërruar ne përgjigje edhe mbi moshën e tij.