Vrau gjyqtaren, 53-vjeçari mori peng furgonin e tentoi të arratisej
Pëlqej
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, autori i vrasjes së Fildes Hafizai, Fadil Kasemi nuk është dorëzuar sikurse pretendohej deri më tani, por është arrestuar nga policia.

Mësohet se pas vrasjes Fadil Kasemi kishte marrë një furgon duke i treguar armën shoferit.

Burime bëjnë me dije se Kasemi ka marrë një furgon që shpërndante mallra, duke i kërkuar shoferit ta dërgonte në qendër.

Fillimisht Kasemi e ka fshehur armën, më pas e ka nxjerrë, duke e detyruar shoferin ti bindej fillimisht.

Shoferi sapo ka parë një patrulle ka marrë në të majë për tek rajoni policisë numër një, ka hapur krahun dhe aty i ka treguar policisë se personi që ishte më të kishte një armë dhe i ka kërkuar atyre ta arrestojnë. /albeu.com/




Shtuar më 01/09/2017, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori