Vrau efektivin e FNSH-së, burg i përjetshëm për autorin
Kanë kaluar më shumë se dy vite nga ngjarja kur , David Qosja qëlloi për vdekje efektivin e FNSH-së, Ardian Kodrën.

Gjykata ka vendosur burg të përjetë me vendim të formës së prerë.
Vendimi është dhënë disa muaj më parë ku dhe janë rëzuar pretendimet për një gjendje shëndetësore jo të mirë të Qoses. Fillimish pala mbrojtëse është shprehur se Qosja vuante nga një ccrregullim psikik i cili i ka ndikuar në kryerjen e veprimit.

Nga aktekspertimet rezultoi se Qosaj ishte i përgjegjshëm para ligjit, duke u dënuar kështu me dënimin kapital, vuajtjen e të cilit do ta bëjë në një burg të sigurisë së lartë. Procesi në Apel për David Qosajn zgjati më shumë se një vit, kjo pasi Apeli e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lezhës për kompetencë. Por dosja u kthye sërish te Krimet me vendim të Gjykatës së Lartë në shtator 2018-s, ku vazhdoi gjykimi rregullisht. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2019, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori