Vrau e dogji çiftin, arrestohet autori
Arrestohet autori i vrasjes në Mallakastër, i cili 2 ditë më parë, vrau dhe më pas dogji Enver dhe Azbie Myftari. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Xhevit Malko, 20-vjeç. Më 26 tetor, Enver Myftari, 55-vjeç e Azbie Myftari, 52-vjeç, janë vrarë dhe më pasj janë djegur, në banesën e tyre në fshatin Belishovë të Mallakastrës.

Ekspertët sqarojnë se 59-vjeçari është qëlluar për vdekje me çiften e tij që e mbante me leje, dhe se ai kishte djegie masive në të gjithë trupin. Ndërsa, gruaja e tij është goditur dy herë pas veshi me qytën e çiftes, dhe se është gjetur pas banakut të lokalit e mbështjellë në batanije.

Mësohet se në kasafortë, 58-vjeçari të kishte 5 milionë lekë, me të vilat do i blinte një makinë të birit. Bashkëshortët jetonin vetëm në banesë, ata kanë tre vajza të martuara dhe një djalë, i cili ka pak muaj që ishte kthyer nga Greqia dhe banon në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2012, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori