Vrau e dogji burrin e vjehrrën, zbulohet lidhja jashtëmartesore e nuses vrasëse
Pas zbardhjes së krimit makabër në Vlorë, ku nusja vrau dhe më pas dogji burrin dhe vjehrrën e saj, një tjetër detaj i rëndë është zbuluar.

Në pranga të policisë për këtë krim të rëndë kanë rënë dy persona, Hysnie Hoxhallari, bashkëshortja e viktimës dhe Kasëm Prirjasi ishin në një lidhje dashurie.

Të dy në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë dhe më pas i kanë vënë zjarrin shtëpisë për të zhdukur gjurmët dhe për t'a inskenuar si ngjarje aksidentale.

Ngjarja e rëndë

Më 21 janar të vitit 2018 rreth orës 4:20, në qytetin e Vlorës janë djegur dhe kanë ndërruar jetë nënë e bir, Selkie dhe Olsi Hoxhallari, 73 dhe 43 vjec.

Një nga pistat që po heton policia është ajo e vrasjes. E moshuara kishte një shenjë prerje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë.

Policia dyshon se dhe zjarri është vënë për të mbuluar gjurmët.

Por, për hetuesit është ende herët për të dhënë një version përfundimtar. /albeu.com/




Shtuar më 01/03/2018, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori