Vrau dy shqiptarët, gjykata belge dënon me burgim të përjetshëm racistin turk
Një 44-vjeçar me kombësi turke është dënuar me burgimpërjetshëm në Belgjikë për vrasje të dyfishtë, që ndodhi më 30 prill të 2011.
Murat Baran ekzekutoi me armë dy shqiptarë, të cilëve u kishte ndaluar hyrjen në lokalin e tij për motive raciste.

Të nesërmen, Agron Berisha 41 vjeç dhe Elis Mustafa 28 vjeç, sapo hynin në lokalin e tij, u qëlluan nga 44-vjeçari turk, shkruan Abc News.

Njëri prej tyre mbeti i vdekur në vend, kurse shqiptari tjetër u plagos. Turku nuk ndaloi të shtënat, duke lënë të plagosur edhe disa kalimtarë të rastit.

Pasi hyri sërish në lokalin e tij, qëlloi në kokë shqiptarin që kishte mbetur i plagosur. Gjykata e Antverpenit dha dënimin maksimal ndaj turkut, atë të burgimit të përjetshëm./Albeu.com /
Shtuar më 21/10/2016, ora 21:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori