Përparim Ademi, i cili vrau dy motrat në zonën e Astirit në Tiranë është arrestuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje, ku 59 vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka vrarë me automatik bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj.
Policia bën me
dije se krimi ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të një prej viktimave.
Deri më tani
policia bën me
dije se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë refuzimi i bashkëjetëses mes çiftit.
Njoftimi i policisë:
Policia e
Tiranës vë në
pranga autorin e krimit të dyfishtë.
Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në
pranga e autorit Përparim Ademi.
Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Shtuar më 31/12/2020,
ora 12:38