Vrau Dritanin në shtëpinë e Marsidës, zbulohet e shkuara e errët e Bledar Toçit
Bledar Toçi, shefi i sigurisë së paraburgimit të Durrësit, i cili me armën e shërbimit vrau Dritan Haxhollin në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë, ku mbeti edhe vetë i lënduar, ka qenë një person me probleme disiplinore edhe në kohën që ka mbajtur disa poste të tjera.

Në këtë detyrë, Toçi kishte rreth një vit që kishte marrë emërimin, ndërsa më herët kishte punuar në Gardën Republikës. Në këtë institucion, ai punoi për rreth 7 vite me radhë e pasi kishte marrë disa masa disiplinore, ishte pezulluar edhe nga detyra.

Mësohet se Bledar Toçi ka punuar edhe në Presidencë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bujar Nishani, por për shkak të shkeljeve në punë, SHKB kishte kërkuar largimin e tij nga trupë shërbimi në Presidencë, duke u emëruar në një post më të ulët.

Mësohet se edhe nga DSIK, 31 vjeçari është konsideruar si një person i papërshtatshëm për të qëndruar në detyrë, për shkak të lidhjeve të dyshimta që ai ka mbajtur me persona të inkriminuar.


Për Bledar Toçin, Gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” i akuzuar për vrasje me dashje dhe prodhim e shitje të lëndës narkotike.

Masa e sigurisë, iu komuniku në ambientet e Spitalit të Durrësit ku qëndronte i shtruar pas plagës së kishte marrë nnë qafë nga një plumb kallashnikovi të gjuajtur nga Dritan Haxholli, ndërsa tashmë ai është transportuar në spitalin e burgut, ku do të qëndrojë i shtruar deri në përmirësimin e shëndetit./Shqiptarja.com
Shtuar më 20/10/2019, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori