Përfshihen nga zjarri tokat pranë autostradës, në Novoselë (VIDEO)

Një vatër zjarri është aktivizuar në Novoselë, pranë autostradës, në Vlorë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë. Ka nisur puna për lokalizimin e zjarrit.

Mësohet se flakët janë përhapur dhe janë djegur sipërfaqe të tëra me shkurre./albeu.com

 


Shtuar 10.08.2022 22:35