Vrau çiftin në Maltë për t'i vjedhur, shqiptari tenton arratinë nga burgu
Shqiptari Daniel Muka i cili akuzohet për vrasjen e dyfishtë të Christian Pandolfino dhe Igor Maciejowski është përpjekur të arratiset nga burgu.

Mediat në Maltë shkruajnë se një zyrtar i burgjeve vuri re që dritaret e qelisë së Mukës nuk ishin ashtu siç duheshin.

Menjëherë pas kësaj, zyrtarët e burgut kanë kryer kontrolle duke gjetur armë të ndryshme të improvizuara dhe një çengel, me të cilin do të mund të kryente zbritjen nga ndërtesa.

Shtetasi 25-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e çiftit brenda shtëpisë së tyre në Sliema më 18 gusht.

Policia gjithashtu dëshmoi se ata e gjetën Mukën teksa mbante një nga gjerdanët prej ari të cilin Pandolfino e mbante në kohën para vrasjes.
Shtuar më 04/11/2020, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori