Vrau çiftin e bashkëshortëve, kushëriri përballet me Krimet e Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur sot procesin e gjykimit të Apostol Kostës, vrasësit të çiftit Aleko e Afërdita Kosta dy vite më parë.

Kujtojmë se vitin e kaluar është nisur në Gjykatën e Gjirokastrës seanca e parë gjyqësore por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, autori i krimit nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Ai u përfaqësua nga avokati i tij Tahir Novi, ndërsa trupi gjykues përbëhej nga Albina Spaha, Arben Dosti dhe Mirela Iliopulli.

Konflikti

Banorë të lagjes “Palorto” ku ndodhi krimi thanë se e gjithë ngjarja mund të ketë ndodhur në harkun e 3 minutave. Sipas tyre, ndonëse kushërinj të parë, Apostoli dhe Aleko ishin në konflikt me njëri-tjetrin për shkak të një muri ndarës. Palët nuk kanë arritur të gjejnë dakordësi mes tyre, ndaj çështja i ka kaluar për kompetencë zgjidhjeje Gjykatës së Shkallës së Parë, më tej në Gjykatën e Apelit. Vendimi i formës së prerë është dhënë më datë 3 tetor 2017, ku paditës ka qenë viktima Aleko Kosta dhe i paditur Apostol Kosta.

vendimin e cituar nga gjykata thuhet se: “Për sa dhe si u arsyetua më sipër, Gjykata e Apelit Gjirokastër çmon se nuk ekzistojnë shkaqe që e bëjnë të cenueshëm vendimin objekt ankimimi, duke saktësuar në raport me urdhërimin e përcaktuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, vetëm madhësinë e sipërfaqes së truallit që i padituri duhet t’i lirojë dhe dorëzojë paditësit”.
Shtuar më 20/08/2019, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori