Vrau bashkëshorten, gardisti fliste me dashuri për familjen në Facebook
Një tjetër krim në familje ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës.

Policia bën me dije se vuri në pranga në kushtet e flagrancës, Alket Arapaj 44-vjeç, ndërsa viktima është Ervilma Seferaj 36-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në banesën e tyre në Allias.

Alket Arapaj dhe Ervilma Seferaj ishin prindër të një vajze të mitur.

Ata jetonin në një shtëpi pranë shkollës “Bajram Curri” në Allias.

Në fotot e shpërndara në facebook Arapaj dallohet se është një besimtar mysliman, ndërsa bashkëshortja e tij mban edhe shami në kokë.

Ndër të tjera ai shkruan se: “Jeta ka edhe gjëra të çmuara si familja”.
Shtuar më 12/02/2019, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori