Blutë e Elbasanit kanë arrestuar një 28- vjeçari, i cili akuzohet se bashkëautori i një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në këtë qytet në vitin 2012, ku mbetën të vrarë me armë zjarri
shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir).
“Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së
Shkallës së Parë
Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë
Elbasan, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, në kuadër të procedimit penal në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 15.08.2012, në
Elbasan, është bërë kapja dhe ndalimi i
shtetasit:
K. D., 28 vjeç, banues në
Elbasan, të cilit Gjykata e
Shkallës së Parë
Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim”, pasi ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin J. L. ( i cili është arrestuar me parë), më datë 15.08.2012, kanë vrarë me armë zjarri
shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir), në banesë”, njofton policia.
Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit
Elbasan vijon puna intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së
Shkallës Parë
Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
Shtuar më 10/11/2020,
ora 11:27