Vrau 8 kushërinjtë, Ritvani bën kërkesën e çuditshme në burg
Autori i maskarës së Selenicës ku më datë 10 gusht të këtij viti mbetën të vrarë 8 persona të së njëjtit fis, i ka habitur të gjithë me sjelljen e tij në dhomat e burgut.

Ritvan Zykaj thuhet se herë pas here kërkon libra të ndryshëm për të lexuar, dhe burgu ia ka mundësuar këtë.

Gjithashtu sipas gardianëve sjellja e tij ëhstë krejt normale dhe deri më tani nuk ka bërë asnjë rrëmujë apo konflikt, edhe pse maskarën ku la të vrarë 8 kushërinjtë e tij e kishtë bërë në nerva e sipër.

Ndërkohë dosja pritet të shkojë në gjykatë së shpejti. Prokuroria është në pritje të akt-ekspertimit psikiatrik dhe për këtë proces Ritvani qëndroi një javë në Tiranë, në spitalin e burgut. /albeu.com/

Shtuar më 01/11/2018, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori