Vrau 4 persona në 1998, kapet “tmerri” i Beratit në Itali
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar të kërkuar për vrasje të katërfishtë.

Në pranga është vënë shqiptari 40-vjecar, Gezim Kasemi, lindur në Berat. Kasemi, ne Shqiperi ne ate kohe cilesohej si ushtar i Altin Dardhes, i njohur per banden e tij te krimit.

Sipas policisë italiane, shqiptari kishte vrarë 4 persona në Berat në 25.2.1998 dhe pasi kishte vuajtur një pjesë të dënimit, është arratisur nga vendi dhe u fsheh në Itali.

Ne ate kohe Kasemi u akuzua per vrasjen e Burhan Tomorit, Abdyrrahim Tomorrit, Behar Eskiut dhe Kastriot Bejkos.

Ngjarja ndodhi në një lokal në Berat në sherr e sipër, ndërkohe që dy persona të tjerë mbetën në plagosur, e konkretisht Ramadan Eskiut dhe Vlash Shkurtit.

Kasemi kishte vuajtur pjesën më të madhe të dënimit, por shkeli pjesën e mbetur, kur në 2015 gjykata e nxori me detyrim paraqitje.

Që nga ajo kohë ai ishte një person në kërkim dhe tashmë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2017, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori