Mbyllet dera e negociatave për Shqipërinë
Vrau 19-vjeçaren dhe veten, zbulohet fjalët e fundit para krimit të kuksianit
Pak minuta më parë ka ndërruar jetë në spital 31-vjeçari Xhafer Mata nga Kukësi i cili qëlloi me armë zjarri nga 19-vjeçares Xhuljeta Çuni duke e lënë të vdekur në vend.

Vrasja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në "Don Bosko" në Tiranë, për rrethana dhe motive të cilat ende nuk dihen.

Pasi vrau me pistoletë vajzën nga Mati, Mata ka qëlluar me armë zjarri edhe veten në kokë, duke ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë.

Por çfarë ka ndodhur mes të rinjve, të cilët përfunduan të vdekur?

Motivet dhe rrethanat e krimit ekstrem ende nuk dihen por nga postimet e kuksianit në Facebook, të krijohet përshtypja se ai ishte në gjendje të rënduar emocionale.

"Luftova, humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie kalova cdo nate duke ndertuar endrra, edhe iluzione. Kalova nete pa gjume, duke e menduar! Duke menduar qe ne altar te ishte ajo me fustan te bardhe edhe une te jem dhendrri. Enderrova me ate. Por edhe pse e desha me shume se veten, kjo gje nuk mjaftoi"- shkruante i riu në Facebook.

Ndërkohë postimi i tij i fundit është bërë mbrëmë dhe i është kushtuar nënës së tij.

Postimi në Facebook:

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikimeParajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2018, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori