Vrasjet, Papa "bekon" dekretin e shkishërimit
Papa Benedikti i XVI-të përshëndet dekretin e Kishës Katolike në Shqipëri për parandalimin e vrasjeve. Me anë të një letre të sjellë në Shkodër nëpërmjet të dërguarit të tij, Papa Benedikti XVI theksoi se shkishërimi është një ndër masat për të ndaluar gjakderdhjen.

Dy javë pas hyrjes në fuqi të dekretit të Kishës Katolike për shkishërimin e atyre personave që kryejnë vrasje apo marrin gjak, përmes një letre drejtuar Arqipeshkvisë së Shkodrës, Lezhës dhe Sapës, Papa Benedikti XVI përshëndet vendimin e marrë, raporton Panorama.

Letra është lexuar për besimtarët e krishterë nga famullitari i Shkodrës, dom Gjovalin Sukaj, gjatë inaugurimit të kishës së re në fshatin Nënshat, ku merrte pjesë edhe i dërguari i Papës, eminenca e tij, kardinal Santos Abril Y Castello. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2012, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori