Vrasjet në Tiranë, larje hesapesh të Camorra-s
Mentor Lufi dhe Besnik Sulku, dy kundërshtarët që u vranë në mënyrë mafioze me njëri-tjetrin, kishin qenë më parë ortakë.

Dhe, që të dy kishin punuar për grupin mafioz Camorra në Itali.

Ka qenë Mentor Lufi, ai i cili duket se kishte marrë 20 kg drogë me vlerë 1 milionë dollarë nga Camorra dhe nuk e kishte kthyer këtë mall.

Për këtë arsye, Lufi është ndjekur këmba-këmbës dhe ndaj tij u bë dhe atentat në dhjetor të vitit të shkuar.

19 dhjetorin e kaluar Mentor Lufi ra pre e një atentati pranë stadiumit Dinamo, pranë lokalit të mikut të tij Gerti Goxhaj, edhe ai i vrarë të martën.

Dy plumba e goditën, por arriti të shpëtonte. Dyshohet se ndaj tij qëlloi Besnik Sulku.

Ky atentat ka shërbyer si shkas, që të dy nipat e Lufit të vrisnin në Hollandë vëllain e Besnik Sulkut.

Më pas gjithçka është kthyer në një luftë të ashpër bandash dhe se atentatorët në Tiranë kanë qenë të porositur nga Camorra në Itali.

Italiani dhe Besnik Sulku, të cilit i kishin vrarë vëllain, janë urdhëruar nga xhaxhai i italianit Letizia, që ta ekzekutojnë Mentor Lufin.

Plani i tyre ka shkuar në vend, por se atentatorët nuk kishin menduar pjesën që Lufi mbrohej nga dy nipat e tij.

Kështu, është mbyllur një përplasje e vazhdueshme e nisur për 20 kg drogë, e pakthyer nga Mentor Lufi alias Doçi, sasi droge që shkaktoi tre të vrarë në Tiranë dhe një të vrarë në Holandë. /albeu.com/

Shtuar më 31/05/2015, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori