Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, sot seanca e radhës ndaj Arbër Paplekajt

Sot po zhvillohet senca e radhës e gjyqit ndaj Arbër Paplekajt. Në seancë po shqyrtohen provat e tjera të siguruara në vendngjarje ku në 21.04.2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani .

Mësohet se Rezarta Tahiraj që përfaqëson familjen e viktimës Pjerin Xhuvani ka kërkuar verifikimin dhe zbulimin e të vërtetës duke kërkuar drejtësi të plotë, shkruan BW.

“Në këtë proces do të duhet të vlerësohet përgjegjësia e shumë policëve që ishin të pranishëm në vrasje dhe nuk ndaluan që i afërmi i të asistuarve të mi të mos ishte vrarë” ka deklaruar avokate Tahiraj, duke shtuar: “Duhet të vlerësohet përgjegjësia e atij që atë ditë në Elbasan kishte mbërritur i armatosur me pistoletë dhe vrau mjekun dhe aktivistin politik Pjerin Xhuvani.”

Prokuroria ndërkohë ka kërkuar thirrjen ne proces të 59 dëshmitarëve dhe të pandehurit./Albeu.com/


Shtuar 11.01.2023 12:14