Pas Ramës, Berisha sulmon Lindën e bën akuzën e rëndë: A do të hetohet pallati i zonjës?

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka bërë akuza të rënda ndaj familjes së kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

“A do te hetohet pallati ne “paje” pese katesh i zonjes Rama, per te cilin nuk ekziston asnje fature ndertimore, tatimore, doganore apo bankare?”- shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Duke ndjekur Opinion!

Miq, duke ndjekur Opinion vetishem me lindin keto pyetje:
1-A do hetohen pasurite e Fatmir Xhafes dhe vellezerve Xhafa nderkohe qe Geroni, dmth Agron Xhafa vuan denimin si trafikant nderkombetar?

2- A do hetohen sarajet e Surrelit me 57 m gjatesi themelet nderkohe qe kur u ndertuan pronari Edvin Kristaq Rama kishte te deklaruara vetem 2900 euro dhe 400 mije lek ne formularin e dorezuar ne ILDKP?

3-A do te hetohet pallati ne “paje” pese katesh i zonjes Rama, per te cilin nuk ekziston asnje fature ndertimore, tatimore, doganore apo bankare?

4- A do te hetohen lidhjet e Olsi Rames me Genti Xhixhen, kapon ne arrati te grupit te Xibrakes?

Miq, keto jane disa pyetje qe doja te shtroje per panelin e nderuar! sb


Shtuar 3.02.2020 22:08